Në Tetovë mbahet festivali për fëmijë Bletëzat 2016



Sonte në qendrën për Kulturë në Tetovë me fillim në ora 18.00 mbahet Festivali I Këngës për Fëmijë Bletëzat 2016.
Në Festivalin që është më i vjetër për fëmijë në Maqedoni, këtë edicion do të prezantohet me 14 këngë konkuruese fëmijë nga Kosova dhe Maqedonia.
Këtë vit këngëtarët e vegjël, do t`I shoqërojë korri I fëmijëve të vegjël nga shkolla fillore Migjeni, i udhëhequr nga profesoresha e muzikës Anita Aliu.
Ky festival është me karakter garrues kurse për vlerësimin e këngëve do të përkujdeset juria profesionale.
Përndryshe, festivalin kësaj radhe do ta zbukurojnë edhe tre pika artistike.Në skenë do të prezentohen me një këngë Jehona Shaqiri me djalin e saj Dielli Shaqiri, këngëtarja Odeta Dervishi me grupin e fëmijëve dhe të rinjtë e shoqërisë kulturore artistike Xheladin Zeqiri, me një valle, me të cilën fituan vendin e dytë në garrat ballkanike në Shkodër.
Fetsivali për fëmijë Bletëzat tani më me traditë mbi 20 vjeçare, është një ndër festivalet më prestigjioze për fëmijë