Hyundai me kositësen e barit më të shpejtë në botë, me shpejtësi prej 240 km [Video]

441
“Mean Mower V2” është caktuar për të vendosur një rekord të ri botëror, dhe sipas prodhuesit është ende në gjendje për të kositur lëndinën.
Hyundai jo vetëm që punon në makina të lira elektrike , por vazhdon të thyente rekored absurde me motorë me djegie të brendshme.

Të mërkurën, Hyundai në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi ” Mean Mower V2″. Ky koncept makinë-mbi kositës duhet të jetë deri në 240 km / h dhe të përshpejtojë në më pak se tre sekonda nga 0 në 100 km / h, transmeton lajmi.net.

Kjo është bërë e mundur nga një motor 190 hp me zhvendosje 999 cc dhe katër cilindra, të cilat duhet të jenë në gjendje të prodhojnë deri në 13.000 rrotullime për minutë. Ky është i njëjti motor i përdorur në motorin CBR1000RR Fireblade SP. /Lajmi.net/

Comments