I burgosuri për rastin e Kumanovës Nasuf Beqiri, tani e dhjetë ditë nuk dërgohet në spital
I burgosuri për rastin e Kumanovës, Nasuf Beqiri i cili vuan dënim me burg në Idrizovë, tanimë dhjetë ditë me radhë po përballet me mos trajtim nga stafi mjekësor i burgut, pasi ankohet për dhimbje të dhëmbit.
Pas vizitës së familjes sot në burg, na njoftuan se Beqiri është me dhimbje të mëdha të dhëmbit ndërsa rrezikon që t’i përhapen edhe infeksione të tjera.
Beqiri ka kërkuar që të dërgohet në trajtim spitalor por nga burgu i janë përgjigjur se nuk ka policë të mjaftueshëm të cilët do ta organizonin transportin e tij deri në spital.
Nga burgu i kanë ofruar vetëm tableta të cilat familjarët thonë se nuk i ndihmojnë. Alsat dërgoi pyetje deri te Drejtoria për Kryerje të Sanksioneve për atë se pse i burgosuri Beqiri nuk dërgohet për trajtim mjekësor por nga atje asnjë përgjigje.