I dyshuari për vrasjen e 22 vjeçarit, i rrethuar vazhdimisht nga politikanët e artistët e Kosovës /FOTO
Nëse kërkon në rrjete sociale me emrin e të dyshuarit, aty gjenden një numër i konsiderueshëm imazhesh të tij me disa prej emrave më të njohur të estradës, por edhe nga politika.
Gold Ag, Shyhrete Behluli, Leonora Jakupi, Cozman, Fero, Blunt dhe Real, Fero; janë disa prej artistëve me të cilët Liridon Uruqi posedon fotografi në rrjete sociale.
Madje, në disa raste ai ka pozuar edhe pranë kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe deputetit, Daut Haradinaj.
Megjithatë, nuk dihet nëse ky person ka raporte të afërta me këto fytyra publike apo vetëm ka ndarë nga një imazh me ta. /Lajmi.net/