Nexhmije Pagarushës, ikonës së këngës shqipe iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Ajo është dërguar sonte në Emergjencë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Shpend Fazliu, zëdhënësi për media i QKUK-së.
“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi”.
“Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Fazliu për Klan Kosova.