I riu serb nga Beogradi, repovat këngën e reperit kosovar Ledri Vula

483
fresco

I riu serb, Tomislav Perushiq prej vitesh jeton në Prishtinë ndërsa ka studiuar edhe gjuhën shqipe.

Ai njihet për dashurinë që ka për Kosovën dhe këtë nuk e fsheh asnjëherë, shkruan Indeksonline.

I ftuar së fundi në televizionin T7 ai ka treguar se është adhurues i muzikës shqiptare madje ai nuk ka hezituar që të repovat një nga hitet e reperit më të suksesshëm shqiptar, Ledri Vula ‘A jena mirë’.

Djaloshi serb ka deklaruar se ai ka shumë dëshirë që ta takoj reperin e famshëm kosovar.

Ai poashtu ka kënduar edhe këngën popullore ‘Hajde shoto mashallah’./Indeksonline/

Comments