I sëmuri mendor vret të atin/ Do e dërgonte për kurim në spitalin psikiatrik të Vlorës
Një 52 vjeçar u vra nga i biri në fshatin Luar të Roskovecit. Pas debateve për ruajtjen e dhenve si fillim babë e bir janë zënë me grushta e më pas Erdis Rapi 25 vjeç ka goditur të atin me shkopin që ruante bagëtitë.
Djali i cili siç u raportua ka probleme të shëndetit mendor është arrestuar pas krimit.
Të afërmit tregojnë se që të dy kishin probleme të shëndetit mendor dhe grindjet mes tyre ishin të shpeshta, gjatë cilave i biri e kishte kërcënuar se do ta vriste.
Nëna e tij ka humbur jetën disa vjet më parë dhe të dy jetonin vetëm në shtëpi dhe në gjendje shumë të rëndë ekonomike.
Top Channel