I vetvrari në Kumanovë ishte partner në biznes i kryetarit të komunës

437

Personi që u gjet i vrarë në Kumanovë për të cilin rast u theksua se bëhet fjalë për vetvrasje është i njohuri Kiro Buzle, partneri në biznes i kryetarit të komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, shkruan portali Dokaz.mk.

Sipas tij, motivet e vrasjes janë të ndryshme, ndërsa një nga arsyet janë borxhet e thella të tij, që siç thuhet kanë kaluar mbi 250 mijë euro.  Sipas policisë së Kumanovës, viktima është Kiro.T, 55 vjeç, i cili u gjet të hënën në mëngjes i vetvrarë në ndërtesën ku banon kryetari i komunës së Kumanovës, informon INA.

Pranë tij ka qenë edhe pistoleta, të cilën e posedonte me leje. Ndërkohë, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit. (INA)

Comments