Icardi flet për herë të parë si lojtar i PSG
Mauro Icardi tha se bashkimi me kampionët e Ligue 1 Paris Saint-Germain është një “hap i madh” pasi i dha fund makthit të tij në Inter.
Icardi ndërroi Interin për PSG si huazim një-vjeçar në ditën e fundit të afatit të transferimit.
Pasi iu hoq shiriti i kapitenit të Inter sezonin e kaluar dhe u përjashtua nga trajneri i ri Antonio Conte këtë edicion, Icardi nënshkroi rinovoi kontratën me Inter, duke e lidhur atë me ‘Nerazzuri’ deri në vitin 2022, përpara se të huazohej te PSG, përcjell lajmi.net.
Duke reflektuar në kalimin e tij te PSG – që raportohet se kanë mundësinë për ta blerë sulmuesin për 70 milionë euro – Icardi i tha PSG TV: “Jam shumë i lumtur, i kënaqur”.
“Është një hap i madh në karrierën time dhe një mundësi e shkëlqyer për t’u bashkuar me një klub të madh si Paris Saint-Germain. Shpresoj të shijoj gjëra të shkëlqyera këtu”.
“Të jesh në gjendje të luash përkrah këtyre lojtarëve shumë të talentuar është mahnitëse. Vendimi ishte i lehtë për t’u marrë. Unë kam ardhur në Paris sepse kam dashur të luaj me ta”, tha argjentinasi. /Lajmi.net/