Identifikohen dy shqiptarët e vrarë në Itali, ishin vëllezër

382

Image result for vrasje

Dy shqiptarët e vrarë në Itali pak para mesnatës mes të enjtes dhe të premtes, ishin vëllezër.

Ata janë identifikuar dhe bëhet fjalë për Agron Lleshaj 27 vjeç dhe Alban Lleshaj, 24 vjeç, me banim në Parabiago të Milanos.

Vëllezërit Lleshaj u ekzekutuan me breshëri të shtënash teksa sipas policisë, dyshohet se kanë qenë duke u larguar me shpejtësi, pas shënjestrimit të bërë nga “rivalët” e tyre.

Ngjarja ndodhi në zonën e Canegrate në Milano të Italisë, në lagjen Valverde, rruga Ancona.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksident rrugor, por me mbërritjen në vendin e ngjarjes policia zbuloi dy kufomat si dhe të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë, është përplasur në tentativë për t’u larguar me shpejtësi, pas humbjes së kontrollit pas plagëve të marra.

Siç raporton noa.al, hipoteza kryesore ku po dyshohet është ajo për larje hesapesh për drogë. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, një makinë Poplo gri, u përplas me disa makina, përpara se të kthehej mënjanë.

Dyshohet se mes viktimave dhe personave të tjerë ka pasur të shtëna. Policia konfirmon se bëhet fjalë për dy vëllezër me të njëjtin mbiemër, të cilët rezultojnë me precedentë penalë lidhur me drogën./a.y/noa.al

Comments