Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në SHBA?
Diplomati Ilir Dugolli pritet të jetë ambasador i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tash që nga Washingtoni është larguar i ngarkuari me punë, vendi ka mbetur i zbrazët. Ilir Dugolli nuk është përgjigjur në pyetjet me shkrim të dërguara në adresë të tij, e as MPJ-ja. Gazeta Express ka mësuar se Dugolli është emri më i mundshëm për të shkuar në Washington, DC, si ambasador i Kosovës. Këtë e thotë edhe një nga anëtarët e Komisionit Parlamentar pë Punë të Jashme.
Valdet Sadiku, nga marsi i këtij viti ishte bërë shef i Ambasadës së Kosovës në Washington. Por më shumë se tetë muaj pasi institucionet e Kosovës e kishin ngarkuar Sadikun me punë në misionin kryesor diplomatik, ai u largua prej atje.
Sot u them lamtumirë miqve këtu në SHBA, por do ta mbaj përgjithmonë me vete mbështetjen dhe respektin që kam pasur gjatë gjithë kohës. Çfarë nderi i jashtëzakonshëm që i kam shërbyer vendit tim në Washington DC. Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës është një bekim i vërtetë!”, ka shkruar ai të premten në Twitter.
Në SHBA, nuk dihet se kur do të shkojë shefi i ri i misionit diplomatik, por ai, sipas burimeve të Gazetës Express, ai do të jetë Ilir Dugolli, i cili deri në publikimin e këtij teksti nuk është përgjigjur në pyetjet për këtë çështje.