Ilir Meta: Ja kur LSI do të ikë nga qeveria me Ramën

201

Ilir Meta: Ja kur LSI do të ikë nga qeveria me Ramën

Kreu i LSI-së Ilir Meta është shprehur se partia që ai drejton do të dalë nga koalicioni me Ramën nëse ky i fundit mund të sigurojë 71 vota në parlament, vota të siguruara në mënyrë legjitime, ose jo legjitime.

“LSI nuk është një parti klienteliste. Nëse PD në 2009 do të kishte 71 mandate, LSI nuk do kishte bërë koalicion. Nëse sot Rama konfirmon 71 mandate, LSI del në opozitë që tani.

Nëse në 19 qershor, Rama apo Basha sigurojnë 71 mandate, LSI del në opozitë. LSI do të mbështesë çdo ligj që është për integrimin në BE dhe për NATO”, u përgjigj Ilir Meta. /SYRI.net

Comments