Ilir Meta: Kanë zgjedhur qëllimisht kutitë për demoralizimin e rivalëve, askush të mos tjetërsojë votën (MESAZHI)
Ka qenë shumë aktiv ditën e djeshme dhe në fillimin e procesit të numërimit. Sot në mëngjes, Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij të parë ndërkohë që kërkon mostjetërsim të votës në procesin e numërimit.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve. Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund” tha Ilir Meta në mesazhin e tij.