Imami i Qabes, Shejh Bandar Baleela, viziton konakun e vëllezërve Imeri – familjen e komandantit Gani Imeri në Dumnicë të Epërme

Fshati Dumnicë e Epërme né Vushtrri ka pasur sot një vizitë të veçantë dhe të rrallë – Imami i Qabes, Shejh Bandar Baleela, ka qëndruar në këtë fshat, ku është pritur me nderime të veçanta nga vëllezërit Imeri, më saktësisht nga pronari i “Ariani Company” Naser Imeri
Vizita e Shejh Baleelës në familjen e komandantit Gani Imeri, është konsideruar si një bekim i madh jo vetëm për konakun e familjes Imeri, por për të gjithë zonën, duke sjellë mesazhe të dijes, besimit dhe dashurisë për Zotin, shkruan Jepi zë.
Naser Imeri e ka cilësuar këtë ditë si një përvojë të paharruar dhe një nder të jashtëzakonshëm për familjen e tij dhe qytetarët.
