Importonte mish të skaduar nga Maqedonia, ngarkohet me 5 akuza
Një person në Tiranë u arrestua, pasi AKU ka zbuluar se ai importonte në Tiranë mish të skaduar, që e merrte në Maqedoni. Mbi të arrestuarin ngarkohen pesë vepra penale, që nga mashtrimi, “prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “fshehja e të ardhurave”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, e “Punësimi i paligjshëm”.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.D., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, në objektin në përdorim, nga specialistët e AKU-së, iu gjet e bllokua një sasi e konsiderueshme produkt mishi i skaduar, i cili importohej nga Maqedonia. Nenet 288/a, 143, 180, 178 e 170/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.