Incident komik me Avdi Bakiun, i biri i futet në mes të lajmeve (VIDEO)

977

Nuk është hera e parë që fëmijët befasojnë prindërit e tyre në paraqitjet publike, konkretisht nëpër media.

Një rast i tillë ndodhi sonte në TV SHENJA, në edicionin e lajmeve. Derisa prezantuesi i lajmeve Avdi Bakiu lexonte lajmin e radhës, djali i tij papritmas shfaqet në prapavi, duke bërë disa gjeste të këndshme, kuptohet i pavetëdijshëm se është kapur nga kamera.

Sidoqoftë ngjarje të tilla kanë ndodhur shpesh, ndërsa më e fundit është me një analist anglez ku gjatë transmetimit të drejtpërdrejt fëmijët e tij futen në dhomë. Kjo video më pas u bë virale. /SHENJA/

Comments