INCIZIME TJERA QË NDËRLIDHEN ME ÇAUSHIN/ BDI: SPECIALJA, PROKURORIA PUBLIKE APO MPB-JA TË BËJNË PUNËN E TYRE



Ka vazhduar edhe sot publikimi i bisedave të përgjuara telefonike. Faqe të internetit, pas të cilëve nuk dihet se kush qëndron pas tyre, publikojnë numër të madh bisedash në shqip për të cilat thuhet se janë të funksionarëve të lartë të BDI-së.
Pas publikimit të këtyre bisedave, nga partia e Ali Ahmetit thonë se është kjo edhe një konfirmim se është komprometuar i gjithë procesi dhe kanë ftuar institucionet PSP-në, Prokurorinë publike, MPB-në dhe Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale të kryejnë punën e tyre.
Së fundmi, gazeta “Dnevnik” duke u thirur në informacione jozyrtare shkruan se incizimet që tani publikohen ndërlidhen me Zahir Bekirin- Çaushin i burgosur në ”Fabrikën e aferës së LSDM-së” dhe nëntokën kosovare.
Sipas informacioneve që janë publikuar pas burgosjes së Bekirit, policia në kompjuterin e tij ka gjetur folder me rreth 70 mijë biseda të përgjuara të emërtuar si “LSDM-Zaev”. Është gjetur edhe hard- disk me biseda tjera të përgjuara, transmeton Aktuale.mk.