Iniciohet në kuvend vota e mosbesimit ndaj qeverisë në Mal të Zi
Deputetët e Lëvizjes Qytetare URA dhe partive opozitare kanë iniciuar sot votën e mosbesimit ndaj qeverisë së 42-të të Malit të Zi.
Siç thuhet në nismën e nënshkruar nga 31 deputetët, ata e vlerësojnë votën e mosbesimit për qeverinë si “një nga postulatet bazë të demokracisë moderne”.
Iniciativa është publikuar në faqen e Kuvendit të Malit të Zi, raporton Rtcg.