Institucionet kanë rritur masat e sigurisë për mbrojten nga virusi korona

641

Rreth 20 turist nga Singapori dhe Japonia pritet të mbërrijnë në Maqedoni përmes vendkalimit kufitarë Deve Bair. Turistët në fjalë po vijnë nga Rumania, vend tashmë i prekur nga virusi Korona. Kjo, sipas ministrit të shëndetësisë, i shtyn institucionet të jenë edhe më vigjilente gjatë intervistimit dhe eventualisht kontrollimit të udhëtarëve.

Është informuar qendra lokale për shëndet publik, që do të presë autobusin. Ata udhëtarë do të intervistohen detajisht dhe në rast nevoje edhe do të kontrollohen. Ata vijnë nga Rumania, ku edhe tashmë ka raste të regjistruara me virusin Korona dhe kjo është arsye që të tregohemi edhe më të kujdesshëm – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Pavarësisht se në vendin tonë nuk ka raste të reja dhe madje edhe gruaja, e vetmja që ishte prekur nga ky virus është në gjendje të mira, nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që të shmangen eventet ku marrin pjesë shumë njerëz. Sipas diskutimeve të bëra në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, më së shumti theksi vihet tek ngjarje kur priten turma njerëzish nga vendet tjera. Ndalesë nuk ka, por vetëm apelohet, sepse gjendja në vend nuk është alarmante, thotë Filipçe.

Sa i takon ngjarjes konkrete sportive, unë personalisht konsideroj se të gjitha ngjarjet sportive, përfshirë edhe ndeshjen Maqedoni-Kosovë, ne duhet të tregohemi të kujdesshëm, duhet të realizohen pa prani të publikut. Pse? Sepse presim që në ngjarje të tilla të ketë vizitorë edhe nga jashtë vendit – u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Numri i të prekurve nga virusi Korona në Evropë shënon rritje, duke mbërritur tashmë në mbi 5mijë. Në Serbi u regjistrua rasti i parë. Ndërkohë edhe Vatikani ka konfirmuar rastin e parë. Gjatë një ditë më parë të tjera raste janë regjistruar në Greqi. Ndërkohë që nuk ka raste të regjistruara në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

Evi Shkopi

Comments