Familja e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka mbajtur sot një konferencë për media bashkë me avokatin e familjes, Tomë Gashi.
Babai i Astritit, Avni Dehari tha me këtë rast se familja e tij nuk është dakord me rezultatet që i ka nxjerrë mjekësia ligjore në lidhje me vdekjen e djalit të tij, shkruan portali arbresh.info.
Dehari ka shpjeguar se ata kanë vendosur që Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në pjesën francize të Zvicrës do të bëjë hetim të pavarur për këtë vdekje.
“Ju e dini se janë bërë hetime nga institucionet për vrasjen e djalit tonë. Në nuk jemi dakord me ato rezultate andaj ne kemi kerkuar t’i angazhojmë ekspertet tanë. Ne jemi angazhuar që të sjellim ekspertë të pavarur ndërkombetarë. Kemi konktaktuar me ekspertë të Qebdrës Universitare të mjeksisë ligjore të pjesës së Zvicrës. Kam qenë personalisht dhe jam kontaktuar me ta”, tha Dehari.
Ndërkaq e ëma e tij, Xhemile Dehari tha se do të pranojnë çfarëdo rezultati që do të nxjerrë kjo Qendër Unversitare.
“Këtë hetim që do ta bëjmë këta ekspertë të pavarur ne do ta pranojmë” , tha ajo./Arbresh.info.