Integrimi në BE, domosdoshmëri për vendin!

214
fresco

Është e vërtetë se procesi i integrimit evropian ka pasur shumë sfida, por duhet ta themi qartë: ne jemi ata që kërkojmë anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse e ardhmja e vendit tonë është brenda BE-së, jo jashtë saj.

Ne kemi nevojë për BE më shumë se kurrë, për zhvillim ekonomik, për sundimin e ligjit, për stabilitet institucional dhe për perspektivë të qartë për qytetarët tanë, veçanërisht për të rinjtë që po e braktisin vendin.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si faktor shtetformues, janë të vendosur për integrimin evropian dhe nuk do të pranojnë që ky proces të bllokohet për shkak të frikës ose kalkulimeve politike të dikujt. Pa BE, rrezikojmë jo vetëm ngecje në zhvillim, por edhe zgjerimin e ndikimit të botës serbe në vend, një rrugë që na largon nga demokracia dhe standardet evropiane.

Çdo vonesë e mëtejshme është e dëmshme për vendin, për marrëdhëniet ndëretnike dhe për të ardhmen e qytetarëve tanë. Prandaj, rruga drejt BE-së është e vetmja rrugë e drejtë dhe e sigurt për Maqedoninë e Veriut.

Comments