Interi gjen fitoren ndaj Fiorentinës me 4 gola, e kalon dhe në renditje (VIDEO)



Interi ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 4 me 2 për të kaluar në pjesën e sipërme të tabelës në Serie A.
Klubi milanez fitoi si vendas në kuadër të xhiros së 14-të në Itali me tre gola të shënuar në 20 minutat e parë të ndeshjes dhe një në fund të takimit.
Marcelo Brozoviç hapi serinë e golave në minutën e tretë. Gjashtë minuta pas tij shënoi Antonio Candreva e i treti për Interin shënoi Mauro Icardi në minutën e 19-të.
Nikola Kaliniç realizoi golin e parë për Fiorentinën në minutën e 37-të.
Nga minuta e fundit e pjesës së parë Fiorentina luajti me një futbollist më pak në fushë pasi Gonzalo Rodriguez u ndëshkua direkt me të kuq.
Pavarësisht mungesës së një futbollisti, Fiorentina ngushtoi rezultatin në minutën e 62-të përmes Iliqiqit, por në fund Interi ktheu epërsinë prej dy golave në ndeshje me Mauro Icardin.
Interi tani kalon në vendin e tetë në tabelë me 21 pikë, një më shumë se Fiorentina që është e nënta.