Interi gjen zëvendësuesin e Mancinit (Foto)
Frank de Boer raportohet se do të zëvendësojë Roberto Mancinin te Interi
Roberto Mancini nuk është më trajner i Interit. Këtë e ka bërë të ditur klubi italian në sajtin zyrtar, të cilët shkruajnë se kanë arritur marrëveshje me trajnerin italian për shkëputjen e kontratës.
Menjëherë pas këtyre lajme, kanë filluar të qarkullojnë emra që mund të zëvendësojnë Mancinin.
Frank de Boer, i cili u largua nga Ajexi në maj të këtij viti, mund të jetë pasardhës i Mancinit te Interi.
46 vjeçari lidhej me një kalim të mundshëm në Premierligë te Evertoni e Southamtpon, por duket se destinacioni i tij është Interi. /Express/