Interpol e kap në Dubai, esktradohet në Shqipëri reperi Cllevio

145
fresco

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, është realizuar ekstradimi nga Dubai drejt Shqipërisë i shtetasit K. A., 39 vjeç, lindur në Lushnjë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
Ky shtetas ishte lokalizuar dhe arrestuar në Dubai falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit.

Ai kërkohej nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila në vitin 2024 i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.
Sipas hetimeve, K. A. ka përndjekur për disa vite, në mënyrë të vazhdueshme, fizikisht dhe përmes rrjeteve sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.
Përveç kësaj, ai është dënuar edhe nga Gjykata e Fierit me 9 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 39-vjeçari do të përballet me drejtësinë për veprat penale që rëndojnë mbi të.

Comments