iPhone i Presidentit Obama është ndryshe nga të tjerët, ja veçoritë e tij

Ai mund të jetë njeriu më i fuqishëm në botë, por telefoni i kompanisë Apple, iPhone të cilin e posedon Barack Obama, ka disa funksione strikte.
Presidenti i SHBA-së, ka deklaruar se telefoni i tij është i limituar vetëm në pranimin e emailave dhe kërkimin në internet.
Ndërsa ai nuk mund të bëjë fotografi, dëgjojë muzikë apo të bëjë telefonata.
Këtë, presidenti Obama e zbuloi të hënën në Jimmy Kimmel. Ai shpjegoi se këto rregulla i ka pasur përgjatë gjithë presidencës së tij.
“ Unë supozoj që ndonjë ditë, në ndonjë kohë, dikush do ta lexoj këtë email, kështu që unë nuk dërgoj mesazhe të cilat ndonjë ditë mund të jenë në faqen e parë të gazetave”, tha Obama.

