Iran, i riu Erfan Soltani do të ekzekutohet nesër pa gjyq!
Autoritetet iraniane thuhet se po planifikojnë të ekzekutojnë 26-vjeçarin Erfan Soltani, në atë që do të ishte ekzekutimi i parë i lidhur me protestat masive anti-qeveritare që kanë përfshirë Iranin. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, Soltani, i cili u arrestua javën e kaluar në Karaxh, do të ekzekutohet nesër pa gjyq, raportoi media thenationalnews.com transmeton TV21.
Soltani u arrestua javën e kaluar gjatë protestave në Karaxh dhe u akuzua për “luftë kundër Zotit”, një krim i dënueshëm me vdekje në Iran. OJQ-ja norvegjeze Iran Human Rights tha, duke cituar burime, thotë se familjes së tij i ishte thënë se ai ishte dënuar me vdekje dhe se dënimi do të ekzekutohej më 14 janar.
Ndërkaq, një organizatë tjetër, Unioni Kombëtar për Demokraci në Iran, shkruan krimi i Soltanit është lufta për lirinë e Iranit.
“Krimi i tij i vetëm është lufta për lirinë e Iranit. Bëhu zëri i tij”, tha organizata në një postim në rrjetin social X.
Ndërsa, Hengaw shtoi se Soltani është privuar nga të drejtat themelore, përfshirë qasjen në përfaqësim ligjor. Po ashtu, familja e tij është mbajtur pa informacion rreth procesit.
Një burim pranë familjes shtoi se motrës së Soltani, e cila është avokate e licencuar, i është ndaluar qasja në dosjen e çështjes, raporton thenationalnews.com

