Ironizon Vuçiq: Situata për ne është e pashpresë, por ta shohim se sa lehtë do ta ketë Albin Kurtin

387

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ironizuar duke thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke ia zgjidhur Serbisë edhe zhvillimet e saj të brendshme.

“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për njerëzit e saj dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur u pyet për të komentuar nëse Serbia ka një përgjigje ndaj presioneve nga Prishtina dhe Uashingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për të vazhduar dialogun.

Ai ka thënë se Kurti ka treguar se si duhet të duket Serbia e kush duhet të jetë në krye të saj, raporton Tanjug.

“Unë e shoh që Albin Kurti gjithashtu po zgjidh edhe zhvillimet tona të brendshme, duke folur se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini ata, ata të gjithë janë të fortë dhe të zgjuar. Ne do t’i lëmë ata që të bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë punën tonë. Ne e dimë se cili është interesi ynë nacional dhe do të vazhdojmë të luftojmë për popullin tonë dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga fakti se situata është thuajse e pashpresë”, ka thënë Vuçiq.

Në lidhje me faktin se Kurti thotë se nuk është i interesuar për dialog me Beogradin më shumë sesa me serbët në Kosovë, Vuçiq thotë se “përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nuk janë ata që marrin 0.62% ose ata që marrin 2% të votave nga ta, por ata që marrin 95%”. /Lajmi.net/

Comments