Isa Mustafa e Vjosa Osmani takojnë Albin Kurtin

624
fresco

Menjëherë pas konfirmimit të kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK-ja, kjo e fundit së bashku me kreun e partisë, e me Lutfi Hazirin, shkuan për t’u takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Gazeta Express merr vesh nga burime mirë të informuara se ky takim po mbahet në hotel Sirius në Prishtinë, derisa, pritet të flitet për dakordim lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm, apo bashkëpunim, në ditën kur u përcaktua data e zgjedhjeve.

Takimi po vazhdon ende, derisa Kurti është në takim së bashku me Glauk Konjufcën dhe Besnik Bislimi.

Sot ndërkaq, Vjosa Osmani u zgjodh kandidate për kryeministre nga LDK-ja, pas një mbledhje që zgjati më shume se tre orë në selinë qendrore të kësaj partie.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes Mustafa u largua nga selia me një veturë së bashku me Osmanin e Hazirin, derisa, besohet se menjëherë të tre këta shkuan në takim me Albin Kurtin./GazetaExpress/

Comments