Ish banorja e Big Brother Albania: Më ofruan 250 mijë euro për një natë (FOTO)
Xhensila Pere ka qenë një nga femrat më të komentuara në Big Brother Albania, shtuar këtu faktin se ajo la të dashurin që kishte jashtë shtëpisë për njërin nga banorët aty brenda, por që lidhje me Fatjon Hysenbelliun nuk i zgjati sapo dolën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkruan GazetaBlic.
Së fundmi, modelja ka qenë e ftuar në emisionin “Adrenalinë” të InTv ku përveç projekteve të saj, ajo foli edhe për raportet e saj me meshkujt.
Madje Xhensila Pere tregoi se si një mashkull misterioz i kishte ofruar asaj një shifër marramendëse prej 250 mijë euro për një natë.
“Nuk është çështje leku, është çështje dinjiteti dhe vërtet ai nuk ka ditë me ma lyp. Kjo vlen për të gjithë meshkujt, nuk vlejnë lekët. Mjafton të dish t’ja kërkosh dhe t’a siguroj që mund të ta japi”, tha Xhensila duke qeshur.