Ish-dhëndri qëlloi me armë familjen e gruas

349
fresco

Etleva Kurti është një nga viktimat e krimit të rëndë në Paskuqan që tronditi Tiranën. Kurse Elena Hysa është e plagosur rëndë, ndërsa Kujtime Hysa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet lidhja e këtyre personave me njëri-tjetrin dhe autorin e ngjarjes Ramazan Kutra, ish-dhëndri që ka qëlluar me automatik drejt ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj. Kutra ka zbrazur kallashnikovin në drejtim të familjarëve të ish-gruas së tij, në zonën e Paskuqanit, duke lënë të vdekur dy persona e po ashtu dyshohet se ka plagosur edhe 3 të tjerë.
Është konfirmuar se ai sapo ka dalë nga burgu. Kutra është me origjinë nga Kukësi dhe ka qenë i proceduar për vjedhje. /Gazeta Express

Comments