Ish-drejtoresha e Inspektoriatit të Tregut lirohet në paraburgim shtëpiak
Vendimi për paraburgim është ndryshuar edhe për ish-drejtoreshën e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska Dimoska, e cila gjithashtu është lënë në arrest shtëpie për arsye shëndetësore, konfirmuan nga Prokuroria . Prokuroria nuk ka apeluar vendimin e Këshillit Penal të Gjykatës në Koçani për të.
Një gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Koçanit ka vendosur që dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski dhe Nikola Iliev, të lihen në arrest shtëpie në vend që të mbahen në paraburgim. Ndërkohë, një vendim i tillë nuk është marrë për kryetarin aktual të dorëhequr, Ljupço Papazov.
Sipas informacionit të Press24, Prokuroria ka apeluar këtë vendim dhe vendimi përfundimtar do të merret nga Gjykata e Apelit në Shkup. Nga 36 të arrestuar, 22 persona kanë paraqitur ankesa.

