Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano shtrohet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore

89
fresco

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Raportohet se gjendja e tij është e rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri shqiptar është shtruar në spital, pasi thuajse dy vite më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.

Në atë kohë gjendja e tij ishte shumë e rëndë, por me kujdesin e mjekëve arriti që ta kalojë atë periudhë të vështirë për shëndetin.

Comments