Ish kryetari i Gazi Babës, Trajkovski nuk i ka lejuar punonjësit shqiptarë të flasin në gjuhën amë!
Në Komunën e Gazi Babës ka ndodhur një rast i paprecedent deri më tani në Maqedoninë e Veriut, ku punonjësve shqiptarë nuk i është lejuar që të flasin në gjuhën e tyre amtare, gjegjësisht në gjuhën shqipe.
Rasti në fjalë ka ndodhur në vitin 2012, në kohën kur kryetar i kësaj komune ishte Toni Trajkovski nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.
Një punonjës i kësaj komune A.R ka bashkëbiseduar me një kolegë tjetër shqiptarë brenda hapsirave të komunës, por nga zyrtarë të lartë kanë reaguar dhe i kanë daluar të flasin shqip, edhe pse ato nuk kishin biseduar për çështje zyrtare të komunës, por kishin zhvilluar bisedë të rëndomt.
Pas kësaj punonjësi A.R ka dërguar ankesë deri te Komisioni për Antidiskriminim pas çka është konstatuar se është bërë diskriminim gjuhësor.
Dhe të njejtin diskriminim e ka konfirmuar edhe vendimi i Gjykatës pas padisë që ka bërë punonjësi ndaj Komunës.
Avokati, Petro Janura, përfaqësues i punonjësit A.R, për Zhurnal ka përshkruar rastin dhe ka treguar se Gjykata Themelore për së dyti herë ka vërtetuar se Komuna e Gazi Babës ka bërë diskriminim gjuhësor dhe etnik në mardhëniet e punës, sepse vendimin e parë të gjykatës Komuna e Kishte ankimuar në Gjykatën e Apelit.
“Ky rast ka të bëjë me ndodhinë në vitin 2012. Klienti im është i punësuar në komunën e Gazibabës dhe nga ana e zyrtarëve më të lartë të komunës i është thënë bashkë me kolegun e tij shqiptar, se e kanë të ndaluar të flasin mes vete në gjuhën shqipe brenda hapësirave të komunës për arsye se në komunën e Gazibabës në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve vetëm gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare, dhe sepse shqiptarët në këtë komunë nuk janë mbi 20%”, shprehet Janura.

“Klienti im bashkë me kolegun e tij shqiptar kanë folur jo për çështje që kanë të bëjnë me obligimet zyrtare, por thjeshtë bisedë e rëndomtë, dhe kjo nuk u është lejuar. Pas kësaj, është dërguar ankesë deri tek Komisioni për Anti-diskriminim ku komuna është mbrojtur duke u thirur në ligjin për përdorimin e gjuhëve. Komisioni ka dhënë mendim se është bërë diskriminim në bazë të gjuhës. Komisioni i ka dhënë vërejtje komunës por përsëri komuna nuk ka vepruar konkretisht. Kjo ndodhi është gjatë kohës kur kryetar i Gazibabës ishte Toni Trajkovski. Dhe tani natyrisht, klienti im ka dorëzuar padi ku kërkuam që të vërtetohet se komuna e Gazibabës ka bërë diskriminim në bazë gjuhësore dhe etnike në lëminë e punës dhe marrdhënieve të punës dhe t’u ndalohet që edhe më tej të bëjnë diskriminim. Gjykata e shkallës së parë ka gjykuar në favorin tonë ku ka vërtetuar se ka patur diskriminim edhe në bazë gjuhësore edhe në bazë etnike në marrdhëniet e punës”, thotë për Zhurnal, avokati Janura.
Por ai thotë se edhe pas ndrrimit të kryetarit, udhëheqësia e re e Komunës ka ankimuar vendimin e gjykatës duke insistuar se nuk është bërë ky diskriminim gjuhësorë dhe etnik.
“Pas kësaj u ndryshua dhe kryetari, tani kemi kryetar të ri. Dua të them se ata e ankimuan këtë aktgjykim dhe pas shqyrtimit të ankesës, komuna ende ka vazhduar të thotë se nuk ka patur diskriminim. Për së dyti herë gjykata ka vërtetuar përsëri se është bërë diskriminim në komunën e Gazibabës, dhe i ka ndaluar komunës që më tej të mund të mer çfarëdo veprimi ndaj personave që kanë paditur”, shprehet Janura.
Për fund, Janura për Zhurnal shprehet i kënaqur nga vendimi i Gjykatës Themelore sepse sipas tij ky vendim është senzibilizim për gjithë këto dukuri negative që në të ardhmen mos të ndodhin.