Ish kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti dematon se është arrestuar

760
fresco

Në një prononcim ekskluziv për Agjencinë e lajmeve Flaka, ish kryetar i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti ka demantuar informacionin për kinse arrestim të tij me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.

“Informacioni është i gabuar dhe është i tërri dezinformatë. Nuk është e vërtetë. Tani dola nga mësimi dhe e kuptova lajmin. E përgënjeshtroj”, u shpreh Bexheti për Agjencinë e Lajmeve Flaka. Bexheti më herët ka qënë   Rektor i Universitetit të Tetovës, ndërsa Kryetar komune ishte në mandatin 2009 – 2013.

Ndryshe, sot pesë punonjës të Komunës së Tetovës janë arrestuar, ndërsa Departamenti për krim të organizuar në MPB po e kërkon anëtarin e Këshillit gjyqësor Zoran Teofillovski, ndërsa aksioni i realizuar sot ka të bëjë me legalizime të objekteve paleje dhe privatizim të tokës tërheqëse. Flaka 

Comments