Ish-presidenti i Pakistanit dënohet me vdekje

601
fresco

Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf është dënuar me vdekje.

Vendimi është marrë nga një gjykatë në Islamabad.

Musharraf u dënua për tradhti të lartë ndaj kombit. Akuza ka të bëjë me vendimin e marrë prej tij në vitin 2007 kur pezulloi Kushtetutën me vendosjen e “ligjit të emergjencës”, me qëllim për të zgjatur mandatin e tij.

Gjenerali Pervez Musharraf erdhi në pushtet në vitin 1999 nëpërmjet një grushti shteti, për të emëruar më pas president i Pakistanit nga viti 2001 deri në 2008-ën, transmeton Tch.

Ai ndodhet aktualisht në Dubai dhe jo në Pakistan, pasi u largua nga vendi në vitin 2016 për trajtim mjekësor.

Comments