Ish ushtari i UÇK-së që e la Gjermaninë për luftë, i drejtohet Isa Mustafës (Foto)

236
fresco

Ish ushtari i UÇK-së, Agim Musshabanaj është një nga shumë luftëtarët e dikurshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë të pakënqaur me statusin e tyre. Agimi është një nga ata që i kishte prishur letrat e Gjermanisë për tu kthyer në Kosovë për të ndihmuar luftën e lavdishme të UÇK-së.
I brengosur nga hallet e jetës, Musshabanaj shfaqë pezmin ndaj kryeministrit Mustafa për situatën aktuale në vend dhe në familje. Ai tani jeton me pension 170 euro por që tregon se ndihmohet edhe nga shoqëria e tij.

Letër e hapur për kryeministrin Isa Mustafa:

Isa, ne çlirimtarët nuk erdhëm nga përëndimi për ta shitur dhe tradhtuar Kosovën sikurse ti. Ne erdhëm me letra të Gjermanisë dhe në kohën e Serbisë u detyrova të ndërrojë mbiemrin prej Musshbanit në Koller.

Por ishte gjaku në venat tonë që rrjedhke shqip, Isa Mustafa. Ne luftuam për çdo cep të Kosovës dhe trojeve shqiptare. Mua dhe shokoëve të mi si dhe të gjithë atyre që e ndijnë veten shqiptar nuk na intereson liberalizimi i vizave për ta shitur gjakun dhe mundin e dëshmorëve. Unë kam nevojë të jem i lirë se për atë e bëra luftën me shokë.

Luftova për një jetë të mirë në liri, por lirinë po na e cënon me kuftijë dhe copëtimin e Kosovës. Isa Mustafa, unë e prisha edhe nënshtetësinë gjermane në vitin 2005 për Kosovën tonë, edhe s’jam pishman ende. Isa Mustafa, tani jetoj me familjen time me një social 170 euro dhe kush prej miqve çfarë më ndihmon. Nuk më nevojitet liberalizimi, por mos shkel në gjakun e dëshmorëve” shkruan në letrën e tij ish ushtari i UÇK-së, Agim Musshabanaj.

Comments