IShowSpeed takon Ramën dhe bën shqiponjën – “Më mungon Shqipëria, do të kthehem këtë verë”

360

Youtuberi i famshëm IShowSpeed, i njohur edhe si Darren Jason Watkins ose Speed, u takua përsëri me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i cili ishte në praninë e presidentit të FSHF, Armando Duka në Festivalin e Kampionëve të UEFA-s, në Parkun Olimpik të Munich-ut.

“Hej, më mungon Shqipëria, duhet të kthehem. Pra, këtë verë do të kthehem. Je gati për këtë?”, pyeti Speed-i – Ramën i cili iu përgjigj se ky ishte një lajm fantastik.

Pas takimit të përzemërt, youtuber-i u kthye nga kamera dhe përshëndeti shqiptarët duke bërë shqiponjën dykrenare me duar.

Comments