Itali – Shembet pallati në Napoli, dyshohet për 8 persona të bllokuar (VIDEO)

301

Një ndërtesë pallat 4-katësh është shembur në qytetin Torre Annunziata në Napoli të Italisë. Dyshohet se nën rrënoja janë 8 persona nga dy familje, ku mes tyre mendohet se ka edhe fëmijë.

Autoritet italiane po punojnë për nxjerrjen nga rrënojat të personave të zhdukur.

Agjencia e lajmeve ANSA citoi dëshmitarët të thoshin se nuk kishte shpërthim përpara rënies së pallatit mëngjesin e së premtes, por ata thanë se një tren mallrash kishte kaluar përpara shembjes.

Një prej dëshmitarëve ka deklaruar se nuk ka dëgjuar shpërthim, por vetëm zhurmën e shembjes së pallatit.

Përkohësisht është pezulluar edhe linja hekurudhore. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e arsyeve të shembjes së pallatit.

Comments