

Garry Kasparov i rikthehet shahut. Legjendja ruse e sportit të shahut ka lajmëruar përmes një postimi në faqen e tij në Twitter se do të jetë pjesëmarrës në turneun “Rapid e Blitz, që do të zvhillohet në Saint-Luis të Shtetete të Bashkuara të Amerikës. Kampioni i botës ka vendosur të jetë sërish protagonis pas plot 12 vitesh.
Kasaparov, sot 54-vjecarë, gjatë këtyre viteve ka qëndruar i tërhequr pasi është marrë me politik në Rusi, në rolin e një opozitari ndaj pushtetit të Presidentit Vladimir Putin. Të gjithë të apasionuarit e botës së këtij sportit do të jenë sy e vesh përpara këtij eventi sportiv, ku padiskutim vëmendja më e madhe do te jetë tek Garry Kasparov, më i miri i të gjithë kohërave ku përballë do te ketë disa talente të rinj të cilët gjithashtu ia kanë dalë të lënë gjurmë në botën e shahut.