Italia ia kalon Kinës, 3 405 të vdekur me koronavirus, por rritet edhe numri i të shëruarave

654
fresco

Një rekord tragjik për Italinë, numri i viktimave nga koronavisrusi ka kaluar atë të Kinës duke arritur në  3 405 viktima. Në Kinë viktimat e regjistruara deri më tani janë 3 245. Të dhënat i fundit i dha komisari i emergjencës Angelo Borrelli në takimin e radhës si çdo mbrëmje.

Ndërsa të prekurit aktual janë 33 190 me një rritje me 4 480 nga dje. Por ka edhe një lajm pozitiv se ka gjithmonë edhe më shumë persona që po shërohen duke arritur një numër total prej 4 400 të shëruarash, vetëm sot janë shëruar 415 të prekur.

Comments