Izolohet Kapitoli në SHBA, një makinë përplas dy oficerë, policia përgjigjet me armë
Dy oficerë të Policisë së Kapitolit në SHBA thuhet se janë goditur nga një makinë këtë të premte. Ndërkohë godina e Kapitolit është izoluar ndërsa e kanë rrethuar forca të shumta policie. Këta të fundit kanë hapur zjarr ndaj dy personave të dyshuar.
Deri më tani raportohet se dy oficerët e policisë që janë plagosur janë në gjendje kritike për jetën.
Policia e Kapitolit të SHBA (USCP) tha në një cicërimë në Twitter, pak para 13:30 me orën lokale se ata janë “duke iu përgjigjur pikës së hyrjes së automjeteve në Barrikadën e Veriut përgjatë Rrugës së Pavarësisë pas raporteve që dikush përplasi një automjet në dy oficerë të USCP”.
Ndërkohë sipas autoriteteve një i dyshuar është arritur të arrestohet, ndërsa oficerët e plagosur janë dërguar në spital. E.L/abcnews.al/

