Ja çfarë pune do të bëjnë ushtarët e ARM-së pas moshës 45 vjeçare

376

Ministria e Mbrojtjes përgatit ndryshime në ligjin për shërbim në Armatën e Maqedonisë për zgjidhjen e statusit të ushtarëve profesionistë, të cilëve marrëdhënia e punës u ndalohet pas mbushjes së moshës 45 vjeçare si dhe zgjidhjen e statusit të personave me specifika të veçanta dhe me rëndësi të veçantë për Armatën, njofton Portalb.mk.

“Ushtarëve profesionistë, të cilëve u ndalohet marrëdhënia e punës pas mbushjes së moshës 45 vjeçare do të munden që të punojnë në Armatën e Maqedonisë si personel civil me specifika të veçanta dhe me rëndësi të veçantë për Armatën në Ministrinë e Mbrojtjes pa publikim të konkursit publik, me marrëveshje për marrje në dorëzim nga organi ku paraprakisht kanë punuar”, thuhet në sqarimin e propozim-ligjit i cili është vendosur në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik (RVNE), i cili është publikuar dje dhe do të jetë në debat publik për 20 ditë.

Comments