Ja kush janë bartësit e listave të PDSH-së

258
Ja kush janë bartësit e listave të PDSH-së

Partia Demokratike Shqiptare të dielën i ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, në Njësitë zgjedhore ku edhe do të garojë kjo parti. Listat megjithatë kanë pësuar disa ndryshime, por pjesa më e madhe e përbërjes së grupit parlamentar sërish është në listat e kësaj partie. Bekim Fazliu, i cili nuk është në listë për deputetë, tash e tutje do të jetë zëdhënës i Partisë Demokratike Shqiptare, shpalosi emrat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. “Në Njësinë zgjedhore 1, bartës I listës do të jetë Idris Orana, i pasuar nga Sefedin Aliu, Senida Imeri, Regaip Mustafa. Në Njësinë zgjedhore numër dy, bartës i listës do të jetë deputeti aktual Orhan Ibrahimi, i pasuar nga Halil Kurtishi, Senxhane Miftari, Idris Hajrullahu. Në Njësinë zgjedhore numër tre, bartës liste do të jetë Sami Rushidi, i pasuar nga Nexhmedin Idrizi, Emine Memedi. Në Njësinë zgjedhore pesë, bartës liste Adrian Huseini, i pasuar nga Emin Kupa, Xhenita Muamerovska… Në Njësinë zgjedhore numër gjashtë prinë lideri Menduh Thaçi, i pasuar nga Bardhyl Dauti, Merale Ferati, Imer Aliu, Rushid Vehapi, Salije Aliu…”, tha zëdhënësi Fazliu. Ndryshe nga PDSH, e cila veçmë publikoi emrat dhe bartësit e listave për deputetë, partitë e tjera vazhdojnë kalkulimet me emra.

Comments