Ja pse dështoi operacioni sekret i CIA-s për të përmbysur Enver Hoxhën

297

 

Rrjetin gjigant BBC i ka kushtuar një emision në radio operacionit sekret të CIA¬s dhe shërbimeve inteligjente britanike për të rrëzuar Enver Hoxhën në vitin 1950.

CIA dhe Shërbimet Inteligjentebritanike lëshuan një operacion madhor në Shqipëri për përmbysjen e regjimit të Hoxhës.

Mirëpo, operacioni dështoi me pasoja të mëdha. Më shumë se 300 persona u vranë ose u pushkatuan me gjyq ose pa gjyq, shkruan Panorama.

BBC thotë se faji për dështimin e operacionit ka rënduar për vite të tëra mbi Kim Filbin, agjentin e Shërbimeve Sekrete britanike.

Por, historiane Stiv Long ka një pikëpamje tjetër. Sipas tij shërbimet sekrete nuk kishin marrë njohuritë e duhura për Shqipërinë, teksa zhvilluan operacionin.

Enver Hoxha e kishte rritur së tepërmi pushtetin e tij në Shqipëri. Ai sapo kishte nisur reformën agrarë atje dhe Shqipëria vinte nga një sistem shtypës feudalist. Perëndimi nuk kishte llogaritur një gjë, besnikërinë e popullsisë ndaj EnverHoxhës.

Ata në analizat e tyre thonin se Hoxha mund të binte lehtë, për shkak se Shqipëria ishte e fragmentuar demografikisht. Kishte myslimanë, bektashinj, ortodoksë etj. Kjo i bëri të mendonins e ndasitë fetare do t’i jepnin shtysë Perëndimit për të rrëzuar Hoxhën”, thotë ai.

Mirëpo, sipas Long, shqiptarët vinin nga një mjerim shkatërrimtar i regjimit të Zogut dhe nga Lufta e Dytë Botërore, gjithashtu shkatërrimtare për ta.

“Perëndimi zgjodhi vendin e gabuar. Ata i hodhën agjentët e tyre në zonën e Matit, aty ku Zogu kishte më shumë mbështetës. Mirëpo, me fillimin e luftës, kur zbarkuan italianët, Zogu nuk gëzonte më atë mbështetje të dikurshme”, thotë ai.

Long gjithashtu vlerëson edhe Sigurimin e Shtetit si një institucion mjaft të fuqishëm që bëri të mundur zbulimin e agjenturave perëndimore./Albeu.com/

Comments