Ja sa ulëse do të kenë partitë politike në Kuvendin e Kosovës

209

Pas përfundimit të numërimit të 96.13% të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e këtyre zgjedhjeve me 49.80% të votave, ndërsa PDK-ja renditet e dyta me 21.18%, LDK-ja e treta me 13.77%, AAK-ja me 5.74% dhe Lista Serbe me 3.86%.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, në Kuvendin e Kosvës Lëvizja Vetëvendosje merr 56 ulëse, PDK 23, LDK 15 dhe Lista Serbe 10 ulëse.

Rezultatet përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave të diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht.

Comments