Ja sa vite u dënua personi që deshi ta vrasë Ibrahim Tatlises
Vendimi u mor sot në Gjykatën turke.
Këngëtari i famshëm turk, Ibrahim Tatlises, i njohur edhe në Greqi dhe Lindjen e Mesme është plagosur rëndë gjatë një sulmi në Stamboll.
Tatlises u qëllua në kokë nga një person i paidentifikuar të dielën në mbrëmje.
58-vjeçari kishte vizituar zyrat e kanalit privat televiziv turk Beyaz TV bashkë me zëdhënësin e tij.
Tatlises dhe zëdhënësi u çuan në spital ku iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas njoftimeve në media, persona të armatosur me Kalashnikov u panë të largohen me makinë.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por disa gazeta kanë shkruar se Tatlises është qëllur më parë në këmbë në 1990, ndërsa në 1998 i shpëtoi pa lëndim një sulmi tjetër.
Ibrahim Tatlises, që është me origjine kurde dhe nga qyteti Sanliurfa, ka rregjistruar më shumë se 30 albume dhe ka luajtur në një numër filmash.
Ai ka drejtuar edhe një program televiziv.

