Ja si është gjendja me Covid-19 në Kumanovë dhe Likovë

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë informoi sot se në komunën e Likovës janë 187 persona, të cilëve u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 32 persona janë në vetizolim.

Në komunën e Kumanovës, 108 persona pranuan vendime për izolim, ndërsa 111 persona nga Kumanova janë në vetizolim.
Numri më i vogël është në komunën Nagorican i Vjetër, ku janë vetëm dy persona me vendim për izolim dhe katër persona me vendim për vetizolim.
“Lidhur me dekretin për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse në zonën e SPB Kumanovë, gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 62 persona”,theksojnë nga policia e Kumanovës.