James Rubin godet brutalisht Prokurorinë e Hagës: Kjo nuk është drejtësi, ju po bëni fajësim politik për Thaçin dhe të tjerët
Ish-diplomati amerikan, James Rubin, i cili për dy ditë ka dëshmuar në Hagë, sot e ka goditur ashpër Prokurorinë e Speciales.
Gjatë dëshmisë se sotme, ai ka numëruar shkeljet që kjo gjykatë ka bërë në raport me Hashim Thaçin, duke thënë se kjo nuk është drejtësi.
Ai ka vlerësuar se kjo prokuroria po e akuzon politikisht Hashim Thaçin.
“Mendoj që jam munduar pa fund që të jem i disponueshëm për këtë gjykatë, kam shpenzuar qindra orë përgatitje, dhe ndjesia ime ishte se gjithë njohuritë ishin të pranishme në dokumente. Pikëpamjet e Prokurorisë nuk është se do të ndihmoheshin nga kontributi im. Nëse keni nevojë për pyetje kam qenë këtu dje dhe sot. Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur kaq gjatë më shqetëson mendoj se lidhet me politikën”, ka thënë ai, duke shtuar se këto gjera e shqetësojnë.
“Më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për kaq gjatë, këta persona janë dhënë vullnetarisht, dhe kanë qenë bashkëpunues me gjykatën. Në rastin e të akuzuarve nuk e kuptoj pse është dashur të jenë në burg për 5 vjet, nuk e shoh si shtet të së drejtës. Albright nuk e ka pasur këtë drejtësi në mendje kur e ka incizuar Tribunalin e Hagës”, është shprehur ai, duke thënë se kjo ka ndodhur vetëm pse Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së.
“Mua kjo më është dukur si fajësim politik për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se kam parë nga afër liderët e UÇK-së dhe asnjë person tjetër nuk e ka pasur këtë mundësi, duke pasur ide të mirë të funksionit, për 3 ditë kam parë si janë sjellë ata, kush ishte përgjegjës, komandant, mbështetës. Duke pasur këtë njohuri mendoj se kjo ka qenë e gabuar, unë nuk jam jurist, kjo nuk është drejtësi”, ka theksuar Rubin.
Diplomati amerikan ka vazhduar kritikat ndaj prokurorisë për mbajtje në paraburgim të Thaçit për 5 vite.
Ai ia ka rikujtuar prokurorisë së Thaçi e ka krijuar vet këtë gjykate dhe është paraqitur vullnetarisht.
“Vitet kalonin dhe asgjë nuk ndodhi, për shumë ndodhi, pse u deshën 5 vite për të krijuar. Aktakuza është ngritur 5 vite përpara. I kam pyetur njerëzit, kam thënë nëse një gjë e tillë ishte normale, kam folur me juristë e avokatë me emër, kjo ishte e pazakontë për të trajtuar një burr shteti që u dorëzua vullnetarisht. Në juridikisionin e një Gjykate që e ka krijuar vet kur ka qenë kryeministër. Këto janë gjërat që kam mbajtur mendjen”, ka deklaruar ai.
Këto kritikat Rubin i ka bërë pasi prokuroria e ka pyetur se pse nuk ka pranuar të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

