Janë testuar sot, rreth 100 persona në Prishtinë për Covid-19

468
fresco

Në komunën e Prishtinës mbrëmë janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirusin.

Shtimi i rasteve ka bërë që sot vetëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë të testohesjin rreth 100 persona të dyshuar për Covid-19.

midle

Këtë e ka konfirmuar për Zerin drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, i cili ka thënë se vetëm në QKMF janë kryer deri tani rreth 100 testime, ndërsa një pjesë tjetër po testohen në Klinikën Infektive dhe nga IKSHPK-ja në terren.

“Sot janë testuar rreth 100 qytetarë në QKMF dhe numri tjetër në Klinikën Infektive dhe nga IKSHPK-ja nëpër terren”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, sipas IKSHPK-së, Prishtina bashkë me disa qytete të tjera po konsiderohen si vatra të reja të infektimit me COVID-19 pas lehtësimit të masave.

Comments