Janjevë: Sulmohet një doktoreshë

248
fresco

Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Janjevë.
I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një doktoreshë, shkruan lajmi.net.

Ai ishte revoltuar se përse doktoresha nuk ia kishte lëshuar një dokument, e që sipas rregullave nuk mund të ipej.

“Rr. Dardania, Janjevë 09.02.2024-17:45. I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor i cili me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Lajmi.net

Comments